Hetimi, Meta i ofron opozitës votat për në Kushtetuese

07/10/2010 15:25

Hetimi i zgjedhjeve ka vënë përballë në kuvend dy ish- aleatët, Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.(UPDATE)

Zëvendëskryeministri dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta i ka bere thirrje socialisteve te nisin mbledhjen e votave per te drejtuar kerkesen  e tyre per hapjen e kutive ne Gjykaten Kushtetuese dhe per nje levizje te tille ai premtoi mbeshtetje te plote edhe nga deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim.

“Ju ofrojmë firmat tona për kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese”, tha Meta.

Por socialistet duke e cilesuar si demagogji oferten e Ilir Metes i rikujtuan atij mbeshtetjen me vote ne vitin 2005 per ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve.

“Nuk ka dy të drejta për të njëjtën gjë ose ke patur të drejtë atëherë ose tani. Ndoshta tani je nxënës i qëndrimit politik të mazhorancës me të cilën bashkëqeveris”, tha kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Socialistet refuzuan oferten e kryetarit te LSI Ilir Meta, i cili nga krahu tjeter theksoi se kushti per ngritjen e nje komisioni te ri hetimor per zgjedhjet eshte pranuar dhe qendron ne duart e opozites  

“Ne 2005 une te dhashe firmen dhe voten për të ngritur Komisionin Hetimor. Edhe sot të ftoj të bësh të njëjtën gjë”, u shpreh Ruci.

Top Channel