Gruevski: “Emri” s’zgjidhet me vija të kuqe

07/10/2010 18:45

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka deklaruar se cështja e emrit kushtetues nuk zgjidhet duke vendosur vija të kuqe, por përmes dialogut.

Deklaratën e tij, kreu i qeverisë maqedonase e bëri gjatë një fjalimi para eurodeputetëve në Këshillin e Evropës.

“Ne duhet ta zgjidhim problemin nëpërmjet dialogut, diskutimit, respektit të ndërsjellë dhe respektit të së drejtës të cdo shteti që të mbajë emrin që dëshiron”, ka pohuar Gruevski.

Ai ka theksuar se askush nuk mund të imponojë vija të kuqe, të cilat sipas tij krijojnë probleme dhe pengojnë dialogun.

Lidhur me integrimin, Gruevski ka shtuar se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe reformat, duke përfituar rekomandimin për marrjen e datës së fillimit të negociatave.

Top Channel