Greqi, sërish grevë e punonjësve publikë
07/10/2010 11:05
Grevë e re sot në Greqi e punonjësve publikë kundër planit për ringritjen ekonomike.
Mbeten të mbyllura zyrat shtetërore, administratat lokale, postat, doganat dhe spitalet, përveç emergjencave.
Do të ndalen për katër orë edhe fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Greva është thirrur nga sindikata e punonjësve publikë Adedy dhe nga ajo komuniste Pame, për të kërkuar “fshirjen e Memorandumit” të marrëveshjes me BE-FMN.
Top Channel