Gjermania, në Berlin e presin 30 mijë turq

07/10/2010 19:55

Gjermania e Joachim Loew do luajë nesër ndeshjen e tretë të fushatës eleminatore të Euro 2012.

Edhe pse në letër kombëtarja gjermane do të luajë në shtëpi, faktet flasin ndryshe pasi përballë Turqisë, Loew dhe djemtë e tij do ta ndiejnë veten si në Stamboll. Stadiumi Olimpik i Berlinit, me kapacitet 74 mijë vende, pothuajse në gjysmën e tij do jetë i populluar me tifozë turq.

Federata Gjermane e Futbollit u ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve që të festojnë dhe jo të konfrontohen, pavarësisht rezultatit në fund të 90 minutëshit. Turqia dhe Gjermania udhëheqin Grupin A me pikë të plota pas dy ndeshjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA