Dacic: Arrestimet në veri të mos politizohen
07/10/2010 16:50
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se Beogradi e mbështet luftën kundër krimit në veri të Kosovës, por ka nënvizuar se ajo nuk duhet të politizohet.
“EULEX në operacionet e veta duhet të ruajë barazpeshën, pra të arrestojë kriminelë në të gjithë pjesët e Kosovës”, ka pohuar Dacic.
Ministri ka bërë të ditur se misioni evropian nuk e informoi Beogradin mbi arrestimet e fundit, por saktësoi se e bëri këtë pas kryerjes së operacioneve.
Dacic ka shtuar më tej se situata në veri nuk duhet të destabilizohet nëse arrestimet e EULEX kanë të bëjnë me goditjen e kriminalitetit.
Top Channel