Bllokohen pikat e kalimit kufitar me Greqinë

07/10/2010 10:00

Bllokohen tre pikat e kalimit kufitar qe lidhin Shqiperine me Greqine per shkak te nje greve te doganiereve helene.

Sipas nje njoftimi te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, greva ka nisur sot ne oren 8:00 dhe do te vijoje deri neser ne mengjes. Bllokimi i kalimit per mjetet eshte ne piken e Kakavijes, Tre Urave dhe Qafe Bot, nderkohe qe kalimi per kembesoret vijon.

Ndërkohë kane nisur edhe radhet e makinave ne pritje te nisjes se punes se doganes greke.

Top Channel