Aksident në Valare, 5 persona të vdekur

07/10/2010 20:20

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin Gjirokastër-Valare, ku nga përplasja e dy makinave kanë gjetur vdekjen pesë persona. (UPDATE)

Burime policore lokale njoftojnë se viktimat ndodheshin të gjitha në të njëjtën makinë, tip “Mitsubishi” me targë “GJ1410B”.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, tip “Benz” po me targa Gjirokastre, ka mbetur i plagosur nga përplasja.

Sipas burimeve, viktimat janë shtetasit: Thoma, Froso dhe Lida Qendro, përkatësisht 29, 58 dhe 40 vjec, si dhe Zoga Sotiri e Ksenofon Meksi, 83 dhe 58 vjec.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e dy makinave dhe tentativa e drejtuesit të “Mitsubishit” për të bërë një parakalim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA