
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërcënuar Komisionin Qendror Zgjedhor se do ta padisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse certifikon ndonjë parti politike që nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afatit të përcaktuar me ligj, e që sipas tyre njëra ndër to është Partia Demokratike e Kosovës.
Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala i ka dërguar një letër kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, nga e cila ka kërkuar që gjatë certifikimit të partive të respektojë Kushtetutën dhe ligjin në fuqi. Lajmin e bën të ditur Telegraf.
Dërgimin e kësaj letre e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se nëse KQZ certifikon PDK-në e cila nuk i ka respektuar afatet ligjore për mbajtjen e kuvendit të brendshëm zgjedhor, atëherë ata do ta padisin KQZ-në në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Top Channel