Vlorë, italianët prezantojnë planifikimin strategjik

06/10/2010 08:15

Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me programin ARTGOLD 2-UNDP dhe Agjencinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA, zhvilluan dje një takim në kuadrin e nisjes dhe të prezantimit të procesit të planifikimit strategjik për Vlorën “Drejt një zhvillimi të qëndrueshëm”, me mbështetje speciale nga qeveria italiane (Ministria e Jashtme).

Planifikimi Strategjik përbën një proces me pjesëmarrje të gjerë gjatë të cilit institucionet, subjektet private, shoqëria civile dhe qytetarët do të punojnë së bashku për të përcaktuar rrugët për zhvillimin e rajonit.

Gjithashtu, ai përfaqëson kuadrin referues për të gjitha projektet dhe iniciativat, duke i orientuar drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA, Mirela Koçi, nënvizoi faktin se plani strategjik përbën një model që do të orientojë zhvillimin, duke identifikuar burimet dhe përcaktuar rrugët.

“Hartimi i planit strategjik do të ketë një impakt të konsiderueshëm për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit”, deklaroi kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ylli Piro. Gjithashtu, të pranishëm të tjerë mes të cilëve Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi, nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Edmond Leka, menaxheri i projekteve në UNDP, Vladimir Malkaj, vunë në dukje rëndësinë e planifikimit strategjik. Në takim u shtrua nevoja e orientimit të projekteve sipas sektorëve përkatës me qëllim që të synohet efektiviteti maksimal i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA