
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka rihedhur idenë e miratimit sa më të shpejtë të ligjit për kufizimin e imunitetit. (UPDATE)
Nga Gjeneva, ku mori pjese ne takimin e Unionit ndërparlamentar nderkombetar, zonja Topalli i beri thirrje opozites t’i bashkoje votat me mazhorancen per kufizimin me ligj te imunitetit. Sipas saj ky ligj, qe kerkon 84 vota, do t’i hapte rruge hetimit te akuzave per korrupsioni ndaj cdo funksionari ne politike apo drejtesi, akuza te cilat tashme jane beret e perditshme.
“Si Kryetare e Kuvendit i gjej shumë të rënda, akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha që institucionet duhet të veprojnë, në mënyrë që të mos krijojmë një klimë helmuese, që ndot tërësisht klasën politike. I bëj ftesë Edi Ramës të lejojë deputetët e tij, që të votojnë ligjin për kufizimin e imunitetit, të politikanëve, por edhe të gjykatësve edhe të institucioneve të tjera, të cilët e përdorin këtë si një mburojë për të mbuluar mëkatet e tyre. Është mënyra e vetme për të luftuar korrupsionin”, tha Topalli.
Ne Gjeneve, perfaqesuesit e larte te parlamenteve nga e gjithe bota diskutuan per forcimin e rolit te parlamentit, vecanerisht ne ceshtje kyce si transparenca dhe standardet e zgjedhjeve. Kryetarja e Kuvendit i cilesoi zgjedhjet ne shqiperi si me te mirat te realizuara ndonjehere, ku numerimi i votave u mbikqyr dhe u krye ne kohe ne reale dhe sistemi i zgjedhjeve u caktua nga opozita.
Top Channel