Nga një janari i vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi ligji mbi statusin e të drejtave të invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Thaçi tha se janë siguruar edhe mjetet buxhetore, kështu që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë edhe rritje të pagesave me 50%, për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Nga ana tjetër Muharrem Xhemajli nga Organizata e Veteranëve dhe Invalidëve të luftës, ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria që ligji të zbatohet sa më shpejt. Xhemajli ka kërkuar që këtë pension ta gëzojnë edhe ata pjesëtarë që s’kanë qenë antare të TMK-së.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA