Tatimet e Fierit vijojnë aksionin për kasat fiskale

06/10/2010 08:10

“Nuk ka shtyrje të afateve ligjore për pajisjen e bizneseve me kasa fiskale”. Kështu ka thënë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Fier, Albert Malaj.

Sipas tij, afati i pajisjes me kasë fiskale i bizneseve të mëdha ka përfunduar që më 31  dhjetorin e shkuar. “Kurse për biznesin e vogël të qyteteve Fier e Lushnjë ka përfunduar, ndërsa për ato biznese që janë pjesë e fshatrave dhe e komunave afati është deri në fund të këtij  viti”, ka thënë drejtori Malaj.

Sipas tij, inspektorët tatimorë po bëjnë kontroll te të gjitha subjektet e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Fierit. Kontrolli është shoqëruar edhe me masa administrative dhe penalizime të rënda të atyre që nuk e kanë marrë ende kasën. “Pajisja me kasa fiskale për biznesin e vogël mbetet data e përcaktuar që më parë me ligj dhe konkretisht janë po ato afate siç kanë qenë. Kemi kryer me dhjetëra penalizime dhe vijojnë përditë të procedojmë biznese”, ka thënë drejtori i Tatimeve të Fierit, duke theksuar se kontrollet janë përqendruar kryesisht në qytetet Fier dhe Lushnjë, ku numri i bizneseve janë me xhiro të mëdha dhe afati ka skaduar me kohë.

Tatimorët po merren edhe me verifikimin e numrit të saktë të pajisjes së bizneseve me kasa fiskale, si dhe përdorimin e kuponit tatimor. Lidhur me shtyrjen e afatit për subjektet e vogla dhe rimbursimin e kasës, shefi i Tatimeve të Fierit deklaroi se nuk kishte informacion zyrtar. “Është ende një ide që subjektet të kompensohen nëpërmjet pagesës së detyrimeve tatimore”, tha Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA