Shkodër,mblidhet shtabi i Emergjencës

06/10/2010 12:10

Në prefekturën e qarkut Shkodër është ngritur Komisioni i Planifikimit dhe Emergjencave Civile.

Nisur nga përmbytjet masive që ndodhen në fillim të këtij viti prefektura qarkut Shkodër ka nisur tashmë një plan masash parandaluese për të bërë të mundur që situata e përmbytjeve të mos përsëriten sërish.

Por ne kete mbledhje eshte bere e ditur se kanalet kulluese dhe argjinaturat mbrojtese nuk kane perfunduar se ndertuari.Pengese per punimet, sipas drejtorit te bordit te kullimit Rodolf Rasha jane banoret e zones qe po pengojne eskavatoret per thellimin e kanaleve duke nxjerre pretekst pronesine e tokes.

Ne keto kushte drejtues te bordit te kullimit kane kerkuar qe te kete nderhyrjen e policise per te zgjidhur kete situate.

Per shkak te mosmirembajtjes se argjinaturave dhe kanaleve kulluese ne ultesiren e Nenshkodres, permbytjet e disa muajve me pare ishin shume me te medha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA