Shitet Liverpool, NESV merr drejtimin e “The Reds”

06/10/2010 10:15

Liverpool shikon dritë në fund të tunelit pasi pronarët e kontestuar Hicks dhe Gillet më në fund kanë vendosur të shesin aksionet e shoqërisë “The Reds” për shkak të situatës së rëndë financiare.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare thuhet se është gjetur marrëveshja me New England Sports Ventures (NESV), pronare e skuadrës amerikane të bejsbollit, Boston Red Sox.

“Arritëm të mbyllnim me sukses shitjen”, shprehet presidenti i Liverpool, Martin Broughton. Gjatë orëve të mbremjes së djeshme shoqëria njoftoi edhe ofertën e një konsorciumi aziatik, por mesa duket, Tom Hicks dhe George Gillett kanë preferuar bashkëkombasit amerikanë. Dy milionerët amerikanë e blenë klubin në vitin 2007 për 252 milionë euro.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA