Reshje, përmbytje në disa zona

06/10/2010 10:20

Në të gjithë vendin gjatë mbremjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka patur reshje të konsiderueshme shiu të cilat në disa zona kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Dalja e lumit Kir nga shtrati në zonën e Shkodrës ka shkaktuar mbytjen e dhjetra hektareve si dhe shume banesave te nje lagjeje te fshatit Bardhaj. Në banesa në Shkodër, në këto banesa uji ka shkuar në një nivel deri në një meter. Probleme ka patur prej dites se djeshme deri mengjesin e sotem edhe ne qytetin e Shkodres nga tejmbushja e kanaleve kulluese. Ndersa ka patur presence uji edhe ne Bahçallek por pa probleme per qarkullimin ne aksin nacional.

Reshje te konsiderueshme ka edhe ne zonen e Lezhes, ujërat e lumit Mat nuk kane dale nga shtrati megjithese lumi është në maksimumin e tij. Ne rrethet e tjera nuk raportohet ndonjë situate problematike me reshjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA