Situata e paqendrueshme në Mitrovicën e ndarë, i ka vënë në lëvizje autoritetet përgjegjëse për çështjet e sigurisë.

KFOR-i, EULEX-i dhe policia e Kosovës, deklaruan fillimin e zbatimit të një plani të përbashkët për vendosjen e rendit në pjesën veriore.

Në konferencën e tyre, ata shpalosën planin e ri, si shtimin e masave të sigurisë, patrullimet e shpeshta, pika të përbashkëta kontrolli mes KFOR-it, EULEX dhe policisë së Kosovës dhe çarmatosja e popullsisë civile janë disa nga nga elementët kryesorë në planin e ri që ka për qëllim luftën ndaj kontrabandës dhe krimit të organizuar.

“KFOR do të mbështesë EULEX dhe policinë e Kosovës në vendosjen e rendit dhe të ligjit. Kemi rritur numrin e policisë dhe numrin e karabinierëve”, tha në fjalën kreu i KFOR, Erhard Byhler.

Ndërkaq përfaqësuesi i EULEX tha se për shkak të incidenteve të kohëve të fundit është normale rritja e patrullimeve dhe e numrit të forcave të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA