Papandreu: Gati të ndihmojmë për dialogun Serbi-Kosovë

06/10/2010 10:40

Kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë qëndrimit në Beograd tha se Greqia është e interesuar shumë që të ndihmojë zhvillimin e dialogut Serbi – Kosovë.

Papandreu, sipas Telegraf, tha se bashkëpunon ngushtë me presidentin e Serbisë Boris Tadic, ndërsa ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Hashim Thaçi me të cilin tha ai flet personalisht.

”Duam t’i ndihmojmë dialogut. Deri sa kjo të ndodhë Greqia nuk do ta shqyrtojë pozicionin e vet për pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA