Njësitë speciale të Policisë së EULEX-it kanë arrestuar edhe një person në veri të Mitrovicës, i cili ishte paraqitur në stacionin e Policisë.

EULEX-i përmes një njoftimi për media bëri të ditur se personi i arrestuar është i moshës 30-vjeçare dhe përballet me akuza, si kërcënim ndaj zyrtarit publik, posedim të paautorizuar të armëve dhe pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Hetimi, sipas Telegraf, është duke u realizuar nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërkaq edhe urdhër arresti është lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA