Meta në Shkodër: Situata në Drin, nën kontroll

06/10/2010 09:55

Ministri i METE-s dhe zv/kryeministri Ilir Meta, pas Vaut të Dejës ka udhëtuar drejt Shkodrës, për të diskutuar rreth masave që duhen marrë në lidhje me prurjet në kaskadën e Drinit.

Meta është takuar me shtabin e emergjencës së qytetit veriperëndimor, duke diksutuar masat që duhet të merren në mënyrë që të mos përsëritet më një situatë si ajo e vitit të shkuar kur një pjesë e madhe e zonës u përmbyt nga prurjet e shumta.

Sipas ministrit të METE-s, gadishmëria e autoriteteve është maksimale dhe situata në kaskadën e lumit Drin është nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit prurjet në këtë kaskadë janë rritur ndjeshëm si pasojë e shtimit të intensitetit të shirave.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA