Massa Ferrarit: Nuk jam Barrichello

06/10/2010 14:40

Felipe Massa i kujton Ferrarit se nuk është thjesht një zëvendësues i  spanjollit Alonso.

Kur duhen edhe katër gara dhe braziliani mund të ndihmojë Alonson të fitojë titullin botëror, gjithcka ngatërrohet në shtëpinë e kokëkuqes. “Jam i sigurt se Ferrari nuk do sillet me mua si me Rubens Barrichello-n. Nëse kjo do të ndodhë, nuk do garoj më me këtë skuadër. Unë nuk futem në një garë për të dalë i dyti”, shprehet Massa, i cili është jashtë lojës për titullin.

Këto fjalë duken si një mesazh për sezonin e ri pasi kontrata e tij skadon në vitin 2012. Në fund ai flet edhe për garën e Gjermanisë ku mendohet se i hapi rrugën shokut të skuadrës me urdhër të skuadrës. “Nuk do flas më për këtë temë por do të them vetëm që isha shumë i zhgënjyer”, përfundon piloti nga San Paolo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA