Shkupi zyrtar nuk u ka kthyer ende përgjigje autoriteteve kosovare, lidhur me dyshimet e tyre se në Maqedoni mund të ndodhen varreza masive me viktimat e luftës së viteve 1998-99.

“Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoni, në lidhje me kërkesën tonë për varrezat masive. Në bazë të konventave ndërkombëtare, ata kanë të drejtë që për 6 muaj të shqyrtojnë kërkesën dhe më pas të kthejnë përgjigje”, ka deklaruar Ehat Miftari, zyrtar në Ministrinë kosovare të Drejtësisë.

Ai ka shtuar se ky dikaster është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën maqedonase në Prishtinë, por ende nuk ka marrë një përgjigje mbi reagimin e Shkupit ndaj kësaj cështjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA