Lezhë, pranga dy zyrtarëve për abuzime

06/10/2010 12:15

Policia e Lezhës ka arrestuar Tonin Palokën, nenkryetarin e komunes Kolsh të rrethit të Lezhës, si dhe kryeplakun e fshatit Ishull Shengjin Nikoll Prelen.

Arrestimi i tyre sipas burimeve zyrtare te polcise se Lezhes eshte kryer per vepren penale te shperdorimit te detyres, pasi bazuar ne hetimet e kryera nga ana e kesaj policie, qe prej nje muaji, eshte vertetuar se te dy te arrestuarit ne bashkepunim me njeri- tjetrin, kane dhene tapi toke mbi tapi, duke bere qe disa parcela toke ne fshatin Ishull Shengjin te jene me dy apo tre pronare.

Sipas te njejtave burime, policia e Lezhes pas mbledhjes se informacinoreve ne rruge operative ka arritur te vertetoje shkeljet ligjore te nenkrytarit te Komuns Kolsh Tonin Paloka dhe kryplakut te Ishull Shengjinit Nikoll Prela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA