Kuzhe, sot vendoset për të ardhmen

06/10/2010 11:25

E mërkura është një ditë mjaft e rëndësishme jo vetëm për trajnerin Josip Kuzhe, por edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Në fakt, sot do të zhvillohen ekzaminimet e fundit, të cilat do të vendosin të ardhmen si trajner të kroatit 57-vjeçar, pas hemorragjisë cerebrale që ai pësoi të enjten e kaluar. Ndërkohë, Kuzhe vazhdon të japë shenja përmirësimi, ndërsa të martën u vizitua në spital edhe nga ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri.

“Gjendja e trajnerit duket shumë e mirë. Ajo që ka kaluar ishte shumë e rëndë, por falë vullnetit të Zotit dhe përkushtimit e profesionalizmit të mjekëve, gjendja është përmirësuar. Profesionalizmi i Kuzhesë e marrëdhëniet njerëzore me lojtarët dhe tifozët që Kuzhe ka shfaqur, mendoj se do të jenë një motivim që Kombëtarja të japë maksimumin”, tha kreu i MTKRS-së.

Top Channel