Krujë, rindizen furrat

06/10/2010 12:30

Aksioni i Inspektoriatit të Ndërtimit dhe atij të mjedisit shkatërroi 43 furra të prodhimit të gëlqeres duke përdorur goma të përdorura automjetesh.

Por një ditë pas aksionit në fshatrat Krastë dhe Zahari të Krujes si dhe në fshatin Halil të Fushë Krujës disa furra kanë rinisur punën. Ndërkohe që edhe pse është deklaruar që të gjithë pronarëve të furrave qe u jane prishur furrat e gelqeres do te denoncohen ne prokurori per hapjen e ketij aktiviteti si te paligjeshem dhe ndotes per ambientin ende asnje denoncim nuk eshte bere ne prokurorine e Krujes.

Kjo konfirmohet nga organi i akuzes, te cilet thone se ne aksionin per prishjen e furrave duhet te ishin edhe ekspertet e akuzes per te hedhur ne dosje hetimore faktet. Rreth furrave te shkaterruara ka nisur fenomeni i rindertimit te tyre me mjetet rrethanore qe u shkaterruan por u lane serish ne vendet ku ishin furrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA