Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitojë Ballkanin, javën e ardhshme, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Prej datës 11 deri më 14 të këtij muaji, Klinton, do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Klinton do të theksojë përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në Bashkimin evropian, theksohet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA