
Masa të forta kanë marrë organet greke të rendit prej orëve të para të mëngjesit në Gjykaten e Apelit në Athinë, për arsye se në bankën e të akuzuarve do te qendroje sot i burgosuri shqiptar Alekt Rizai dhe e dashura e tij greke Anastasia Mitropia ,e njohur si Sula.
Akuza se ciles ata i perballen eshte arratisja e dyte e bujshme me helikopter nga burgu famekeq i Koridhalose ne 22 shkurt te vitit 2009.
Natyrisht qe perkrah ciftit kaq te shumeperfolur ne Greqi, nuk ndodhet i arratisuri i dyte me helikopter Vasilis Paleokostas i cili eshte shpallur person i shumekerkuar nga organet greke qysh prej 20 muajsh.
I pyetur disa ore pas arrestimit ne fshatin Ano Suli,ne 16 Nentor te vitit 2009 ,se ku ndodhej keqberesi tjeter grek, Alket Rizai ishte pergjigjur: “Me mire te vdes se sa te tregoj se ku ndodhet Paleokostas”.
Sot pritet qe i arrestuari shqiptar, te marre persiper gjithe pergjegjesin e arratisjes me qellim qe te shpetoje nga denimi, mikeshen e tij qe i ka qendruar ne krah ne dhjete muajt e arratise, duke sakrifikuar per te femijet dhe familjen e saj .
I denuar tre here me burgim te perjetshem per vrasje,vleresohet se Alket Rizai nuk do te zbuloje asgje per arratisjen,per menyren se si gjeti gjithe arsenalin e armeve qe dispononte dhe aq me shume per lidhjet me banden e nje prej kapove te krimit te organizuar ne Greqi.
Vetem 6 jave me pare,sipas gazetes ‘To Vima’, policia greke ishte vene ne alarm te madh per arsye te nje informacioni qe bente fjale se po pergatitej nje arratisje e re me helikopter dhe qysh atehere ne kater burgje te vendit ne Dhomoko, Larisa, Trikala dhe Alikarnaso vazhdojne kontrollet edhe nga ajri ne cdo ore te dites.
Top Channel