‘Gjykatat Administrative’, ambasada amerikane shpreh zhgënjimin

06/10/2010 17:00

Ambasada amerikane shprehu zhgënjimin e saj për dështimin e miratimit të ligjit për Gjykatat Administrative në seancën e 30 shtatorit nga parlamenti shqiptar.

Sipas një reagimi, Ambasada thekson se ligji u ndërtua për të përforcuar sundimin e ligjit, për të rritur besimin e qytetarëve në institutionet publike, si dhe përafrimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor të Shqipërisë me standardet e kërkuara për integrimin në Bashkimin Europian

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, pas dështimit të miratimit, SHBA-të tërheqin ndihmën e parashikuar nga “Sfida e Mijëvjecarit”, me vlerë 16 milionë dollarë, të parashikuar në projektin për Gjykatën Administrative.

“Shprehim mirënjohjen për masat e marra nga shumica parlamentare për të kërkuar miratimin.Është për të ardhur keq që opozita zgjodhi të mos votonte projektligjin”, thuhet në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA