Gjirokastër, asambleja e PS fton Tavon

06/10/2010 03:00

Asambleja e socialistëve në Gjirokastër që u mblodh të martën pasdite vendosi të ftojë publikisht deputetin e dorëhequr nga grupi parlamentar, Vangjel Tavon, të gjejë forcë dhe arsye për t’u rikthyer në PS.

Gjatë një deklarate për shtyp kryetari i degës së Gjirokastres, Florian Hysi, tha se asambleja e vlerësoi qëndrimin e z. Tavo për të mbetur socialist dhe për të mos iu bashkuar asnjë grupi tjetër parlamentar.

I pyetur mbi arsyet e vërteta të dorëheqjes së deputetit Tavo, që duket se lidhen me zgjedhjet e vonuara 3 muaj tashmë brenda degës lokale, z. Hysi u shmang të përgjigjej, duke theksuar se në këtë moment të gjithë socialistët janë të preokupuar për sfidën e protestave kundër qeverisjes Berisha.

Sot pritet të mblidhet Asambleja e rrethit e drejtuar prej Gramoz Ruçit. Pikërisht ky takim pritet të vendosë nëse do të marrin zgjidhje kërkesat e z. Tavo drejtuar kryesisë së partisë.

Ai i ka kërkuar asaj të çlirojë strukturat lokale prej drejtuesve aktualë, që sipas z. Tavo e kanë uzurpuar këtë forcë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA