F1, Raikkonen: Nuk kthehem tek Renault

06/10/2010 16:00

Kimi Raikkonen ka akuzuar Renault se ka shfrytëzuar emrin e tij për interesa vetjake mbi një kthim të mundshëm të tij në Formula 1.

Ish-piloti i Ferrari nga viti i shkuar garon në rally me Citroen, por ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në botën e shpejtësisë.

Muajin e shkuar, drejtuesi i skuadrës Renault kishte deklaruar se ishte kontaktuar nga Raikkonen i interesuar për t’u kthyer.

“Është e sigurtë që nuk do të drejtojë një Renault në 2011”, është shprehur piloti.

Top Channel