ERE rrëzon OSSH-në

06/10/2010 08:00

Enti Rregullator rrëzon njërën kërkesë të OSSH-së që lidhet me heqjen e bllokut të konsumit 300 kilovolt, duke i qëndruar variantit aktual, me dy nivele çmimi, me synim mbrojtjen e konsumatorëve.

Kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta, deklaroi hapur për median, se heqja e kufizimit të konsumit, duke aplikuar tarifë të njëjtë për ata që konsumojnë nën 300 kilovolt dhe mbi 300 kilovolt nuk i përshtatet stadit aktual të familjeve.

“Mendoj se vendosja e kufizimit, si mjet që mbron familjet me më pak konsum dhe çmim më të ulët do të vijojë të jetë e tillë edhe për ca kohë, derisa situata e përdorimit të energjisë të ndryshojë”, tha Nepravishta. Aktualisht, për familjet që konsumojnë energji elektrike deri në masën 300 kilovolt aplikohet një çmim energjie në asin 7.7 lekë, kurse mbi nivelin 300 kilovolt vendoset tarifa 13.5 lekë kilovolt (pa TVSH).

Ajo që propozon OSSH-ja (ose CEZ Shpërndarja) është për heqje të kufizimit të konsumit duke vendosur tarifë të njëjtë 10.09 lekë për të dyja kategoritë. Për ERE-n, heqja e kufirit është shumë e disfavorshme për familjet shqiptare, pasi të paktën 75 për qind e tyre nuk konsumojnë më shumë se 300 kilovolt me çmim 7.7 lekë.

 
Rreth 2 vjet më parë, ERE e kishte vendosur për konsumin e bllokut të parë, në masën 300 kWh në muaj, me tarifë 7 lekë/kWh, kurse për konsumin mbi 300 kWh në muaj, me tarifë 12 lekë/kWh, si shprehje të politikës rregullatore për dekurajimin e ngrohjes së banesës me energji elektrike. Blloku me konsum 300 kWh/muaj është përdorur së pari në vitin 2003. Më pas u kalua në bllokun me 210 kWh/muaj dhe në vitin 2008 u kalua përsëri në atë me 300 kWh/muaj.

Energjia deri në 250 kilovatë në muaj konsumohet nga 391,658 konsumatorë familjarë, ose nga 46 për qind e numrit të përgjithshëm të konsumatorëve, ndërsa energjia deri në 200 kilovatë në muaj konsumohet nga 317,675 konsumatorë familjarë ose nga 37.3 për qind e numrit të përgjithshëm të konsumatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA