Dule: Të largohet qeveria

06/10/2010 16:25

Një dite pasi Opozita e Bashkuar vendosi 18 tetorin si ditën e nisjes se protestave masive , kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka theksuar se objektivi do te jete largimi i kabinetit aktual dhe sigurimi i zgjedhjeve te parakohshme.

“PBDNJ është e sigurtë se protestat që opozita e bashkuar vendosi të nisë në gjysmën e dytë të muajit tetor do të sjellin atë që kërkon shumica dërrmuese e qytetarëve të vendit, atë që kërkon vetë vendi dhe sfidat e tij integruese do të sjellin zgjedhjet e reja, respektimin e votës së lirë dhe një qeveri do të shërbejë mbi votën e sovranit”, tha Dule.

Duke renditur nje sere arsyesh per te cilat qeveria aktuale duhet te largohet, zoti Dule tha se opozita eshte e vendosur per te mos u terhequr ne asnje menyre nga realizimi i nje ndryshimi per te cilin kane nevoje te gjithe shqiptaret.

Top Channel