Capello, trajneri më i pasur në Angli

06/10/2010 12:40

Popullariteti në Britani po i bie por nuk po ndodh e njëjta gjë me llogarinë bankare të trajnerit të kombëtares së “Tre Luanëve”, Fabio Capello.

Ai është trajneri më i pasur në ishull sepse pasuria e tij i kalon 40 milionë eurot. Pas teknikut italian renditet Roy Keane i Ipswich Town me 30 milionë që le pas Sir Alex Ferguson me 25 milionë.

Klasifikimin e ka publikuar faqja “FourFourTwo”. Një tjetër italian ndodhet mes të parëve. Bëhet fjalë për teknikun e Chelsea-t, Carlo Ancelotti, i cili lë pas trajnerin e Leicester Sven Goran Eriksson me 16,5 milionë dhe Arsene Wenger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA