Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, njëkohësisht kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për kandidaturën e kryetarit aktual të partisë, Fatmir Sejdiu.

“Sejdiu është përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja”, thotë Bukushi, bën të ditur Telegraf.

Sipas Bukoshit, Sejdiu ka nisur fushatën për manipulimin e procesit zgjedhor brenda LDK-së.

Bukoshi është shprehur i bindur se në rast të garës korrekte ai do ta fitojë atë, dhe do ta bëjë LDK-në sërish parti fituese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA