Bruksel, PE nis seancën plenare

06/10/2010 18:20

Në Parlamentin Europian, në Bruksel, po mbahet seanca plenare gjatë të cilës do të debatohet edhe mbi heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Eurodeputetja socialdemokrate Tanja Fajon premtoi se do të kërkojë mbështetjen e kolegëve të saj për të votuar pro liberalizimit të vizave me këto dy vende të rajonit, në mënyrë që të respektohet premtimi i dhënë vitin e kaluar për përfundimin e këtij procesi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Fajon do t’i referohet në fjalën e saj rekomandimit të Komisionit Europian në maj, si dhe vlerësimit përfundimtar të tij në shtator, ku përcaktohej se autoritetet e Tiranës dhe Sarajevës kanë bërë progres në përmbushjen e tre kritereve të mbetura.

Në këtë debat, Komisioni Europian përfaqësohet nga Sesilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme, e cila ka ndjekur nga afër dosjen e vizave dhe në baze të përparimit të vlerësuar nga Shqipëria dhe Bosnja, propozon kalimin e dy vendeve në listën e bardhë Schengen.

Sipas sekretariatit të Parlamentit, në këtë debat janë regjistruar 30 diskutantë, kryesisht nga grupimi i djathtë, socialdemokratët dhe të gjelbrit. Votimi i raportit të Fajon për heqjen e vizave do të bëhet në seancën plenare të paradites së të enjtes.

E pranishme për të ndjekur punimet është dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila ka zhvilluar takime me eurodeputetë të ndryshëm përpara nisjes së seancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA