Bregu: Sfidoj ligjërisht Edi Ramën

06/10/2010 14:20

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave të opozitës se familja e saj ka lidhje me mafian, ndërsa vetë ajo ka fshehur pasurinë, ka deklaruar se denoncon ligjërisht kreun socialist Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp ministrja Bregu theksoi se ka zgjedhur rrugën ligjore dhe pret që drejtësia të shprehet për cdo akuzë ndaj saj.

“Do të sfidoj ligjërisht Edi Ramën dhe nuk do të bie në grackën e tij. Mbaj përgjegjësi ligjore vetëm për bashkëshortin dhe dy fëmijët e mi. Nuk do të lejoj pushkatimin politik të Ramës që të më cënojë privatësinë”, deklaroi Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA