Bosnja, lojtarët optimistë

06/10/2010 23:50

Në vazhdimësi të konferencave për shtyp para ndeshjes të së premtes, 3 futbollistë të kombëtares shqiptare, dyshja e sulmit Bogdani e Salihi dhe Agolli kanë pranuar se Bosnja është kundërshtar i fortë, por kjo gjë nuk i prish planet e kuqezinjve për rezultat pozitiv.

“Është një ndeshje delikate për ekipin tonë. Është e kotë t’i fshehim gjërat, por trajneri i parë na mungon”, tha Bogdani.

“Vështirësia më e madhe e një futbollisti është vazhdimësia. Unë do të mundohem personalisht dhe si ekip të kemi vazhdimësinë që kemi pas këto 2 ndeshjet e fundit”, deklaroi sulmuesi tjetër, Hamdi Salihi.

“Sulmi i Bosnjes me emrat që ka, ndër sulmuesit më të mirë në Europë. Ne do të mundohemi t’i përballojmë. Në Tiranë kanë ardhur edhe kundërshtarë më të fortë dhe janë ndaluar”, shprehet lojtari tjetër kuqezi, Ansi Agolli.

Ndërkohë ditën e mërkurë trajneri Josif Kuzhe i është nënshtruar një tjetër rezonance manjetike për të parë situatën e fundit shëndetësore të tij. Sipas mjekur Fatos Olldashi analizat kanë treguar se gjendja e tij është e përmirësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA