Ballack në fushë vetëm në 2011

06/10/2010 14:45

Michael Ballack do të qendrojë jashtë fushe deri në përfundim të pushimit dimëror të Bundesligës.

Lajmin e ka bërë të ditur Bajerni i Leverkusenit.

Mesfushori gjerman, i dëmtuar në shtator kundër Hanoverit, ka një problem në gjurin e majtë dhe koha e rekuperimit do të jenë më e gjatë se parashikimi.

Ballack, 34 vjeç, është kthyer këtë vit në Leverkusen duke ardhur nga Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA