“Arratisja”, Nishani: Ndëshkim përgjegjësve

06/10/2010 16:40

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka deklaruar pas arratisjes se nje te burgosuri ne Shkoder, se lejet ndaj te denuarve nuk do te nderpriten.

Ai i ka konsideruar ato si pjese e lirive dhe se drejtes se te burgosurit. Per Nishanin, sistemi i burgjeve eshte i sigurte, dhe shkelesit e ligjit, brenda ketij sistemi jane lehtesisht te identifikueshem, si ne rastin konkret ku u arrestuan 10 persona, ndersa drejtori vetem u pushua nga puna.

“E rëndësishme është dhënia e lejes që nuk do të kufizohet për shkak të sjelljeve të individëve të vecantë”, tha Nishani.

Ministri i Drejtesise ka pranuar se pas hetimeve të SHKB-së ka rezultuar se, mjeku i burgut ka bere nje lexim tjeter per tjeter te dokumentin shendetesor te leshuar nga autoritetet lokale, por serish ai deklaron se, mjekët e burgjeve do te arrestohen nese do te bejne veprime te tilla, ashtu si edhe punonjesit e tjere.

“Në mënyrën e organizimit të sistemit shëndetësor në burgje, besoj se e kemi më të kontrolluar dhe përgjigja është qartazi më e identifikuar”, tha Nishani.

Gjate intervistes, dhene per ‘Top Channel’, ministri i Drejtesise eshte drejtuar serish opozites per ta pare edhe njehere ligjin e Gjykates Administrative. Por per te edhe pse opozita do te mbaje kosto politike, i humburi i madh mbetet drejtesia.

“Opozita do të marrë një kosto të rëndë politike si në opinionin publik ashtu edhe me seriozitetin që duhet të ketë një grupim politik”, u shpreh Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA