Argjentina, Batista: Messi kapiten? Ende shpejt

06/10/2010 16:45

“Messi kapiten? Nuk është ende momenti. Ai po rritet dhe është i lumtur që luan, ndoshta nëse i vë këtë presion nuk do ishte i kënaqur”.

Kështu është shprehur Sergio Batista, trajneri i Argjentinës i cili nuk e konsideron Lionel Messi-n gati për të mbajtur fashon e kapitenit të kombëtares.

Deklaratat e tij janë bërë në të përditshmen sportive spanjolle “Marca”, ku shpjegon motivet e zgjedhjes së tij.

“Ka futbollistë që e ndjejnë shumë këtë rol, të tjerë jo. Nuk dua që t’i japë presione. Atij i pëlqen të jetë në fushë pa impenjime”, shton Batista i cili i ka lënë rolin e kapitenit Javier Mascherano, ashtu siç bëri edhe Diego Armando Maradona gjatë botërorit të Afrikës së Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA