Akuza për korrupsion, në pranga 4 persona

06/10/2010 17:05

Arrestohet nën akuzën e korrupsionit një punonjëse e Gjykatës së Krujës, një avokat dhe dy policisë.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë Gjykata e Tiranës është arrestuar shtetasja Flutura Meço me detyre Kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, Almir Meço avokat, Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja, punonjës policie, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se këta të arrestuar ndërhynë në mënyrë të paligjshme për lirimin e të dënuari në këmbim të parave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA