AAK: Zgjedhjet në janar, e pamundur
06/10/2010 18:35
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në janarin e ardhshëm është e pamundur.
Në një konferencë për shtyp, Ramadani ka ironizuar me idenë e dy partive të mëdha dhe e ka cilësuar janarin si periudhë të papërshtatshme.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve të reja në pranëverën e vitit të ardhshëm do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.
Më tej Ramadani ka treguar edhe një letër dërguar kryetares së KQZ-së Valdete Daka, të cilës i kërkon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.
Top Channel