9 vende në luftë ndaj krimit të organizuar

06/10/2010 00:10

Nëntë vendet e Ballkanit firmosën në Beograd një marrëveshje për forcimin e luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar.

Marrëveshja u firmos nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë në Beograd.

Sipas kësaj marrëveshje parashikohet dalja e një mandat-arresti ballkanik, çka do të thotë se nëse për një person lëshohet një urdhërarrest në një nga këto vende, atëherë ai është i vlefshëm në të gjitha vendet nënshkruese të marrëveshjes.

Marrëveshja ka ardhur në një kohë kur i gjithë rajoni ka përforcuar përpjekjet për integrimin europian dhe lufta ndaj krimit të organizuar është një ndër kushtet thelbësore të vendosura nga Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA