“Vizat”, shoqëria civile, apel Parlamentit Europian

05/10/2010 16:25

Shoqeria civile në Shqipëri, përmes një deklarate i bën apel ambasadave të huaja në Tiranë dhe Parlamentit Europian  lidhur me liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Iniciuar nga Zyra e Fondacionit Soros në Tirane, nepermjet kesaj deklarate mbi 50 OJF risjellin ne vemendjen e vendeve te Bashkimit Europian dhe Keshillit e ministrave te Brendshem te BE-së rendesine e ruajtjes se besueshmerise  se perspektives europiane te rajonit.

“Shoqëria Civile ka monitoruar gjatë këtyrë viteve procesin dhe mendojmë se ka patur një rol të rëndësishëm në kuadër të liberalizimit të vizave”, tha Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Soros.

Deklarata e shoqerise civile ne vend i ben thirrje Keshillit dhe ministrave te Brendshem te BE-së t’i jape perparesi ne mbledhjen e radhes dhe te miratoje propozimin e Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje –Hercegovinen.

Top Channel