Tiranë, konviktet, personeli pa paga

05/10/2010 17:20

Pas pedagogeve, pa paga kane mbetur edhe personeli edukativ i konvikteve të shkollave të mesme në Tirane.

22 punonjes të konviteve në Tirane, nuk kane marre pagen mujore qe prej janarit e deri me tani edhe pse jane ankuar me qindra here ne Drejtorine e Pergjithshme te Konvikteve.

Drejtori i Drejtorise se konvikteve nuk ka pranuar te jape nje sqarim konkret mbi kete ceshtje, por ka sqaruar se problemi i pagave varet nga Bashkia e Tiranes, e cila prej nje viti ka nen varesi keta punonjes. Sipas burimeve zyrtare ne bashkine e Tiranes mesojme se qeveria ka kaluar administrimin e konvikteve dhe personelin edukativ në varesi te bashkise por nuk ka kaluar fondet per pagat e tyre.

Bashkia e Tiranes ka saktesuar se  kane kaluar 10 muaj qe i drejtojne kerkese Ministrise se Arsimit dhe te finances per kalimin e fondit te pagave, por nuk ka patur asnje hap konkret.Ministria e Financave eshte shprehur se ky fond eshte shtuar ne transferten e pakushtezuar, nderkohe qe ajo eshte ulur me 18 % ne krahasim me nje vit me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA