Shkodër, rikthehen përmbytjet

05/10/2010 22:45

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë problematike gjatë gjithë ditës në qytetin e Shkodrës, ku disa akse kryesore janë përmbytur, ndërsa probleme ka paraqitur dhe trafiku i automjeteve.

Akset më problematike që janë mbuluar nga uji kanë qënë tek rruga pranë stadiumit ”Loro Boriçi”,  në aksin rrugor Parruce–Xhabiej, ndërsa përmbytje ka patur edhe në shumë rrugë dytësore të qytetit.

Këto rrugë kanë qenë pothuajse të pakalueshme për kalimtarët që kanë mbetur të izoluar për disa orë, deri sa uji ka nisur të shkarkohet dhe niveli i tij ka filluar të zbresë.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me rrufe e vetëtima duke shkaktuar dëmtime të pajisjeve elektro-shtëpiake në shumë zona të qytetit.

Gjendja e krijuar u ktheu shkodranëve ankthin e përmbytjeve të këtij fillim viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA