SHBA mbështesin integrimin e Maqedonisë
05/10/2010 10:45
Shtetet e Bashkuara mbështesin pa asnjë dilemë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Kështu ka deklaruar ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski, pas një takimi me homologun amerikan Robert Gates në Uashington.
Sipas tij, Amerika vlerëson gjithashtu reformat që po ndërmerr Maqedonia dhe angazhimin e saj ushtarak në misionin paqeruajtës në Afganistan.
“Më duhet të theksoj se nuk ka dilema lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Nga ana jonë, ne kërkojmë atë që meritojmë, vlerësimin e reformave dhe anëtarësimin sa më shpejt në Aleancë”, ka pohuar Konjanovski.
Top Channel