Rama: Qeveria e lidhur me mafian

05/10/2010 15:30

Lideri i opozites Edi Rama, ka renduar akuzat ndaj anëtareve të qeverisë, duke i bërë përgjegjës, jo vetëm për afera korruptive, por edhe për lidhje kriminale mafioze.

Gjate takimit me qytetarë në Fier, duke përmendur emrin e ministres së Integrimit si të perfshire në te tilla veprimtari, zoti Rama shkoi edhe me tej me akuzen se mazhoranca po vepron si organizate mafioze per te mbrojtur anetaret e saj nga akuzat e opozites, qe, sic tha zoti Rama, jane te bazuara ne fakte dhe prova.

“Sot sekuestrohen pasuri ne baze te ligjit antimafia, pasuri qe burojne nga veprimtari kriminale mafioze dhe shkak per keto sekuestrime eshte perfshirja ne keto veprimtari e familjareve me te afert te Ministres se Integrimit, qe ne vend te distancohet,  ben avokatine e familjareve te vet, duke deshmuar se eshte edhe vete e pershire. Kultura mafioze e te mbrojturit eshte plotesisht kultura e mbrojtjes qe ka organizuar ky pushtet i vene me shpatulla  pas muri, per shkak te te vertetave rrenqethese, qe ne po bejme publike dhe do te vazhdojme t’i bejme publike me rradhe, sepse i kemi vandake keto te verteta, pavaresisht se c’do te thone per ne, pavaresisht sesa shume balte do te hedhin mbi ne dhe pavaresisht c’do te bejne per te na mbyllur gojen. Sa kohe do te marrim fryme, gojen nuk do te na e mbyllin dot”, tha Rama.

Kreu i socialisteve, Edi Rama, deklaroi ne Fier se opozita nuk do te terhiqet nga ajo qe e quan denoncim te veprave keqberese te mafias dhe kultures mafioze te mbrojtjes se ketyre veprave.

“Dhe, ashtu sikunder jane te perzier, sic rezulton, ne veprimtari ekonomike te mafias, posacerisht te nje organizate si ‘Sacra Corona Unita’, ashtu jane edhe te organizuar ne mbrojtjen e tyre, duke mos lene gje pa thene per kundershtarin, duke perdorur te gjitha teknikat e mbrojtjes, qe karakterizojne mbrojtjen qe mafia ben, kur i dalin perballe kundershtare qe nuk jepen perpara saj dhe qe i shkojne deri ne fund kerkimit te se vertetes. E pra, ne jemi nga ky soj kundershtaresh dhe ne do te na kene perballe ne kerkim te se vertetes, vetem te vertetes dhe asgje me shume sesa te vertetes”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA