Martinsen, libër mbi masakrat në Kosovë
05/10/2010 13:20
Një shkrimtar norvegjez, Josef Martinsen ka shkruar një libër mbi luftën e viteve 1998-99 në Kosovë, ku ka përmendur emrat e mbi 10.600 viktimave të saj.
Sipas agjencive nordike të lajmeve, libri mban titullin “Cfarë ndodhi në Kosovë?” dhe tregon me detaje vrasjet dhe masakrat e kryera nga njësitë paraushtarake serbe.
Martinsen ka bërë gjithashtu një krahasim të të dhënave të Kryqit të Kuq, OKB-së, si dhe atyre të mbledhura personalisht në terren.
Top Channel