Rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor në Bosnje tregojnë një epërsi të konsiderueshme të kandidatit Bakit Izetbegoviç ndaj Haris Silajaxhiç në garën për president në Republikën muslimane.

Komisioni ka bërë publike të dhënat më të fundit, të cilat edhe pse nuk janë përfundimtare tregojnë një avantazh të konsiderueshëm të Izetbegoviç ndaj rivalit Silaxhiç edhe pse ky i fundit paraqitej si favorit në sondazhet parazgjedhore.

Në rasti fitoreje, Izetbegoviç do t’i bashkangjitet dyshes, përkatësisht presidentit të Republikës Serpska dhe atij të Republikës së Kroatëve për të formuar treshen udhëheqëse të Bosnje-Hercegovinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA