Pas deklaratës publike të rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili ka denoncuar moskalimin e pagave për 1500 pedagogë dhe punonjës të universitetit publik të Tiranës, Ministria e Financave ka reaguar përmes procedurave në degën e thesarit.
Mësohet se rreth ores 15 e 30 kanë përfunduar të gjitha procedurat për kalimin e parave në banka, c’ka bën që pedagogët diten e martë të marrin pagën e tyre për muajin shtator.
Kjo vonesë është cilësuar e pashpjegueshme dhe krejtësisht e papranueshme nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili përmes një konference për shtyp ka ritheksuar së Këshilli Akademik me shumicë votash ka vendosur të mos prekë fondet dytësore, një pjesë e të cilave do të përdoren për ndërtimin e kampusit universitar.
Vonesa prej 4 ditësh nuk është paralajmëruar dhe askush nga Ministria e Financave apo e Arsimit nuk ka dhënë shpjegim zyrtar për të.
Kule ka sqaruar se senati ka pranuar të kompensojë vetëm 1.8 milionë dollarë të shkurtimit të buxhetit të arsimit të lartë, i cili u bë në gusht, ndërkohë që pjesa tjetër duhet të kompensohet nga shteti.
Top Channel